Në vendin tonë moti sot do të jetë i alternuar nga kthjellime dhe vranësira të cilat do sjellin mot të kthjellët në të gjithë territorin. Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë, ku do të variojnë: në zonat malore, nga 21ºC në 34ºC, në zonat e ulëta nga 26ºC në 41ºC dhe në zonat bregdetare nga 28°C në 41ºC.
Era do të fryejë në drejtim Veripërëndimor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 2 ballë. Në Kosovë moti sot do të jetë i alternuar me kthjellime dhe vranësira duke sjellë mot të kthjellët. Sot temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga 18ºC deri në 37ºC dhe në zonat e ulëta nga 23ºC në 38ºC.