Vetëm njohja reciproke siguron normalizim të marrëdhënieve Kosovë-Serbi, tha kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, në një intervistë ekskluzive për DW.
DW: Kryeministër Hoti, morët detyrën në një kohë jo të lehtë, në kohën e pandemisë, me shtim të rasteve me Covid-19, me pasoja në ekonominë e vendit dhe në një klimë jostabile politike. Si po e menaxhoni këtë situatë, ka shumë kritika nga opozita? Hoti: Realisht në kushte normale është sfiduese puna e qeverisë dhe ne po përballemi me dy probleme të rëndësishme, siç e përmendët edhe ju, pandemia dhe probemet e rimëkëmbjes ekonomike. Besoj që jemi përgatitur në këtë drejtim. Tek pandemia, institucionet shëndetësore, ekspertët shëndetësorë kanë bërë një punë kolosale muajt e fundit. Përveç strukturave institucionale, kemi formuar edhe një grup me ekspertë vendorë dhe ndërkombëtarë, po e pëcjellim edhe sitatën dhe po i përcjellim edhe pervojat e vendeve të tjera, kryesisht në ato vende që kanë përvoja dhe suksese në luftimin e pandemisë, kemi një plan të mirë që po e realizojmë duke krijuar struktura dhe kapacitete shtesë për t’u përballur në rast se vërtetë ndodh një valë e dytë që godet vendin. Tashmë e kemi përgatitur një plan për vjeshtë, nëse përballemi më këtë situatë duke i ndjekur në mënyrë strikte edhe protokollet e Komisionit Evropian.