Situatat skandaloze në futbollin shqiptar nuk kanë të sosur. Pas akuzave për trukim të ndeshjeve, (në takimin Bylisi- Tirana), skandali i radhës regjistrohet në Gramsh.

Në ndeshjen e luajtur me skuadrës së Gramshit dhe Adës së Velipojës, futbollisti i kësaj të fundit, 29-vjeçari V.P. ka goditur dhe fyer gjyqtarin e ndeshjes pasi nuk ka qenë dakord me ekzekutimin e një penalltie. Bëhet fjalë për gjyqtarin B.L, 32 vjeç, banues në Lezhë.Burime zyrtare për median bëjnë me dije se lojtari është shoqëruar në Komisariatin e Policisë.