Katër ligje të qeverisë janë dekretuar nga Presidenti i Republikës, Ilir Meta. Presidenca bën me dije se është dekretuar ligji për rinovimin e kartave të identitetit kur për personat nga 75 vjeç e sipër do të jenë pa afat.Një tjetër firmë nga Presidenti ka marrë edhe ligji për rivlerësimin e pasurive të paluajtshme. Presidenti thekson se këto ligje ofrojnë letësira për qytetarët.
Njoftim i Institucionit të Presidentit të Republikës: Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta ka dekretuar shpalljen e 4 ligjeve, që synojnë krijimin e lehtësirave për qytetarët e disa kategorive, në marrjen e shërbimeve.