Në dy javët e fundit në Kosovë ka pasur një rritje të madhe të numrit të të infektuarve me COVID-19. Ky fakt bëhet i ditur dhe në renditjen e ESI (The European Stability Initiative). Bazuar në të dhënat e dy javëve të fundit, Kosova është e para në Evropë sa i përket mesatares së rasteve të reja të infektimit me COVID-19 për 100 mijë banor. Sipas kësaj përllogaritje Kosova për 100 mijë banorë ka 124 raste të reja me COVID-19.
Më pas, në vendin e dytë renditet Mali i Zi me 123 raste të reja, i ndjekur nga Luksemburgu me 100 raste, e ndjekur nga Maqedonia e Veriut me 94 raste, e ndjekur nga Suedia me 76.