Këngëtarja dhe modelja shqipare, Afërdita Dreshaj, është personazh mjaft aktiv në rrjetet sociale. Shpesh, ajo ndan me fansat imazhe dhe video të ndryshme duke mos munguar edhe për të rejat më të fundit në jetën e saj.
Së fundmi, e njëjta ka bërë të ditur se i është nënshtruar testit për koronavirus i cili fatmirësisht ka dal negativ.
Duket se kjo erdhi pas udhëtimeve të shpeshta që ka bërë përgjatë Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për kremtimin e dyvjetorit të martesës me bashkëshortin çek, Jakub Kindl.
“Negativ, nuk ka korona”, ka qenë përshkrimi që ia ka vënë postimit në InstaStory.