Kryeministri Edi Rama ka deklaruar edhe njëherë se koalicionet nuk do të ndalohen dhe se Bashën nuk e ndalon njeri të jetë me SHPK e Monikës, me Nard Ndokën dhe Fate Mediun. “Një qeveri pas 7 viteve ka më shumë te meta se pas një viti, por populli të jetë më i mërzitur me opozitën se me qeverinë nuk e kam parë në ndonjë vend, edhe njerëzit e mërzitur me ne janë më të mërzitur me opozitën. Këto kërcënime apo gjoksin imagjinar të Mic Sokolit i përkasin të shkuarës.
Koalicionet nuk ndalohen dhe nuk do të ndalohen, së dyti në kohën që i referoheni kishim një sistem që e kishim akoma deri kur të ndryshojë dhe me atë kemi fituar dhe humbur, prandaj pyetja është pa sens, por çdo gjë është e përmirësueshme, edhe qeveria prandaj bëhen zgjedhjet dhe jo më përmirësimi i procesit zgjedhor.
Ne po bëjmë një përmirësim të procesit zgjedhor. Nëse Basha mendon që në pushtet vihet me formula dhe me rrugë që nuk kalojë nga vota e qytetarëve, atëherë thjesht dhe vetëm përgatitet për humbjen tjetër.
Nuk mendoj që në Shqipëri gjerat ndahen me formula, por tek mejdani. Kush ka më shumë vota fiton. Nëse PD-ja është e pandalshme nga ajo që deri dje e quante SHPK-ja e Monikës, me Ndokën, Fate Mediun, të gjithë me radhë askush nuk do i ndalojë” tha Rama.