Kryeministri Edi Rama deklaroi se PS ka konfirmuar seriozitetin e plotë në zbatimin e marrëveshjes së 5 qershorit.

Teksa i drejtohej me ironinë kreut të PD, Rama tha se BE nuk i ka vënë kusht Shqipërisë të bëjë të lumtur Bashën dhe të plotësojë vetëm kërkesat e tyre.

Ndërkohë për marrëveshjen e 5 qershorit Rama tha se lëshimi më i madh është bërë nga PS për nevojën për ta përfshirë opozitën jashtëparlamentare në proces.

“Komisioni i Ligjeve ka votuar fjalë për fjalë draftin e dakortësuar me opozitën jashtëparlamentare më 5 qershor. E kemi votuar me shumicë jo me konsensues se opozita parlamentare refuzon të pranojë mos depolitizimin e komisioneve të votimit dhe numërimit cka sic e dini, është lëshimi madh i bërë nga PS, jo me hirin e objektivave të vet por me pahirin e një nevoje për ta përfshirë opozitën jashtëparlamentare në proces.

Ndërkohë që dje, komisioni i ligjeve i ka hapur rrugë pjesëmarrjes së qytetarëve jo vetëm në zgjedhjen e partive por dhe dhënien e pëlqimit për deputetin apo deputeten e pa rrezikuar një arritje madhore të PS, në radhë të parë e forcave të tjera në këto ite, përfaqësimin e vajzave e grave në Kuvend Kjo nismë kushtetuese ka pasur konsensues të plotë në opozitën parlamentare në votimin e djeshëm.

Jemi në mes si shumicë qeverisëse dhe si PS të dy palëve, me të cilat kemi konsensus të plotë për atë që këto palë më vete duan dhe s’kemi konsensus për atë që këto palë me vete nuk duan.

Së pari nuk dua që ne ta rrëzojmë atë marrëveshje edhe pse mua nuk më pëlqen, por ky është një proces ku unë i pari që flas për të tjerët dhe PS-ja, që ndërvepron duhet të japë shembullin dhe po e jep, ne nuk na pëlqen, ne donim depolitizimin e administratës dhe më vjen keq që Basha thotë e bëmë me zor, nuk e bëmë me zor.

Nuk ka asnjë vend që Shqipëria të bëjë marrëveshjen me Bashën apo partitë jashtë parlamentit për të bërë konferencën e parë ndërqeveritare, Shqipëria është shtet sovran, që me vullnet të plotë dhe në funksion të ëndrrës së madhe troket për të hyrë në BE. Nuk është as Rama, as Basha, është shteti shqiptar.

Dhe shteti ka detyrimin të provojë se është në gjendje të përmbushë ato standarde për të qenë anëtar i familjes europiane dhe konkretisht, këtu më erdhi edhe kjo ma dha Taulanti këtë të ambasadorit. Reforma zgjedhore është kusht kyc, patjetër, marrëveshja është një nga instrumentet, ndërkohë që gjykimi bëhet mbi produktin dhe jo kush u mërzit apo gëzua nga reforma, kjo nuk është pjesë e standardeve europiane, që të jetë i gëzuar Luli”.”– tha Rama.