Ka përfunduar takimi i ambasadores së SHBA-së, Yuri Kim dhe ambasadorit të BE-së, Luigi Soreca si dhe ambasadorit britanik me kreun e PD, Lulzim Basha në PD. Takimi i tyre erdhi pas miratimit të ndryshimeve kushtetuese në Parlament sot.
Ky ishte takimi i dyti brenda javës pasi, ditën e martë opozita e bashkuar thirri në takim ambasadorët për t’i njoftuar mbi qëndrimet e saj për ndryshimet kushtetuese dhe reformën zgjedhore. Me miratimin e ndryshimeve kushtetuese, Basha reagoi ashër duke thënë se nuk do i njohë dhe se refuzoi ftesën e kryeministrit Edi Rama që të ulen dhe të vijojnë diskutime për reflektimin e ndryshimeve në kodin zgjedhor për listat dhe koalicionet.