Pas liderit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, edhe kreu i Partisë Demokratike të Kosovës Kadri Veseli ka rezultuar pozitiv me koronavirus.
Këtë e ka bërë të ditur vetë Veseli, i cili ka thënë se ka marrë përgjigje nga Instituti i Shëndetit Publik, dhe tamponi i tij ka rezultuar pozitiv.
Statusi i Veselit:
Të dashur qytetarë, pak çaste më parë u njoftova nga IKSHP se kam rezultuar pozitiv në testin e kryer për Sars-CoV-2. Unë jam mirë me shëndet dhe deri në shërim të plotë do të qëndroj në vetizolim.
Ju ftoj të gjithëve që t’i respektoni masat, t’i vendosni maskat, të mbani distancën dhe higjienën!