Mjeku Pëllumb Pipero ka komentuar situatën e ditëve tëe fundit nga koronavirusi. Në një prononcim për Abc News, Pipero shprehet se të rinjtë janë infektuar më shumë sepse janë në marrëdhië pune.

Mjeku shton se duke parë ecurinë e pandemisë në vend dhe qasjen e qytetarëve ndaj masave parandaluese mendon se mbajtja e maskës duhet të kthehet në detyrim ligjor dhe në mjedise të hapura.

“Moshat e reja janë më të ekspozuar sepse janë në marrëdhënie pune. Moshat e vjetra kanë më shumë kujdes. Graviteti dhe komplikacionet më të mëdha janë te të sëmurët kronikë. Shtimi i rasteve ka sjellë më shumë raste në spital dhe humbje jetësh.

Në kompleks jeta është shqetësuese por nuk është ende problematike. Askush nuk e di nëse është pozitiv. Sot bota trembet nga transmetuesit e heshtur.

Kam qenë dhe jam kundër maskës në rrugë. Por që të na bëhet mënyrë jetese duhet të mbahet edhe në rrugë. Një maskë sado e thjeshtë e ul mundësinë e infektimit deri në 95%,”- shprehet Pipero ndër të tjera.