Mjeku i njohur infeksionist Tritan Kalo vijon që të jetë mjaft aktiv në rrjetet e tij sociale, ku iu kërkon qytetarëve që të jenë të kujdesshëm dhe të respektojnë të gjithë rregullat e higjenës dhe distancimit social, të cilat janë të kushtëzuara nga pandemia e Covid 19.
Përmes një shënimi në facebook mbrëmjen e djeshme, Kalo i bën thirrje të gjithë shqiptarëve, që të mos dëgjojnë politikanët, por vetëm profesionistët dhe të respektojnë të gjitha masat e duhura për parandalimin e koronavirusit.
Shënimi i Tritan Kalos:
KOHË KOVIDIANE….24.07.2020… Kanë kaluar 44 vite nga fotoja e fillimit të studimeve në mjekwsi më 1.09.1976 dhe ajo e sotmja më 24.07.2020 në zyrën time, në mesin e të sëmurëve të Pavionit të parë të Shërbimit të Sëmundjeve Infektive në QSUT, ose sikundër edhe ai njihet si Spitali Covid-1…
Përgatitem për të hyrë dhe parë të sëmurët aty e jo vetëm aty, e të parat që ndesh pa hyrë në pavjon janë dy infermieret e palodhura Xhorxhina dhe Anxhela….Miq, dashamirës e bashkëkombasit e mi…KURRË mos HARRONI se jemi aty për ju dhe fatmirësisht pajisjet mjekësore, që na ndihmojnë të vigjëlojmë dhe përkujdesemi për ju NUKU na mungojnë…MEGJITHATË pavarësisht Përkushtimit, Punës dhe Profesionalizmit tonë, ende po humbasin jetë të paçmimta njerëzore….
Andaj po ju ridrejtohem si mjek, si vëlla si Shqiptar të VIJONI që çdo çast të PËRKUJDESENI për veten tuaj, të afërmit tuaj dhe të gjithë ata që gjallojnë rreth jush….JEMI PËR ÇDO çast të rrezikuar të infektohemi nga Sars-Cov2/Covid-19….FRIKË e KUJDES, po dhe vetëm po….PANIK e NËNVLERËSIM, jo dhe vetëm jo…. JU LUTEM, t’u kushtoni pak ose aspak vëmëndje POLITIKANËVE apo GJITHOLLOGËVE të politizuar, për anal-izat e tyre në lidhje me keq apo mirë-menaxhimin e kësaj “flame mbarë-botërore”….
Shumë syresh ndoshta presin tu bëjnë përsëri vend në listat partiake apo të jenë rishtarë në to për zgjedhjet e ardhëshme të vitit 2021, ndaj edhe kanë marë hov e shumë pak e respektojne deontologjinë e etikën njërzore si dhe atë profesionale…DËGJONI vetëm e vetëm PROFESIONISTËT e sidomos ata, që gjinden në vijën e parë të përplasjes me sfidën Sars-Cov2/Covid-19, të cilët për çdo çast rrezikojnë edhe jetën e tyre për të shpëtuar jetët tuaja….
Po ju sjell në vëmëndje një Histori suksesi në këtë sfidë, atë të një shteti me popullsi të afërt me tonën, Zelandën e Re….BBC sot theksonte se: “Zelanda e Re ka 80 ditë pa një rast të ri infeksioni me Sars-Cov2. Vendi regjistroj më parë 5000 të infektuar si dhe humbjen e jetës së 22 individëve. U aplikuan që në fillim masa të rrepta izolimi/karantinimi dhe një hapje më pas e kujdesëshme e vendit. Ky SUKSES sipas mjekëve dhe epidemiologëve drejtues të menaxhimit të kësaj Pandemije, BAZOHET në dy elementë thelbësore: 1- Zbatimi i shumë-ndërgjegjësuar i rregullave të higjenës dhe të distancimit fizik, si dhe 2- Mirëbesimi dhe bashkëpunimi me ato çka Autoritetet e vendit ndërmernin dhe ndërmarin për të bërë të mundur kontrollimin e kësaj Pandemije.”…..