Administrata dhe një pjesë e operatorëve portualë në portin e Durrësit po pajisen gradualisht me matës inteligjentë për sistemin e furnizimit me ujë.
Ky investim inovativ synon shmangien e humbjeve në rrjetin e furnizimit me ujë si dhe rritjen e eficiencës së konsumit. Përmes monitorimit elektronik të konsumit të ujit, me sistem alertimi dhe reagim të shpejtë për të shmangur abuzimet, parashikohen kursime të konsiderueshme të shpenzimeve.
Investimi ka hyrë në fazën e zbatimit dhe po mundësohet nga kompania ndërkombëtare “Baylan Water & Energy Meters”, që në vendin tonë vjen si bashkëpunim i një operatori vendas dhe një nga Kosova.
Instalimi i këtyre matësave bën të mundur përmirësimin e procesit të faturim-arkëtimit si dhe rrit transparencën ndaj klientit për konsumit ditor dhe mujor të energjisë elektrike duke i ofruar atij mundësinë për të aksesuar në çdo moment dhe kohë reale konsumin në matës nëpërmjet aplikacionit mobile.
Matësit inteligjentë bëjnë të mundur gjithashtu matjen e energjisë elektrike në çdo moment duke i dhënë mundësi kështu Operatorit të Shpërndarjes për një menaxhim më të mirë gjatë periudhave të ngarkesave në rrjet.
Procesi i instalimit kryhet me zero kosto nga ana e abonentit.