Ministrja e Shëndetsisë Ogerta Manastirliu deklaron se do të vijojë puna për përgatitjen e sistemit shëndetësor për këtë situatë të pazakontë, me investimet në terapitë intensive jo vetëm të spitaleve COVID, por edhe në maternitete dhe spitalet rajonale.

Teksa poston foto nga stafet mjekësore, Manastirliu i bën thirrje qytetarëve që të vendosin maskën.

“Vijojmë të përgatisim sistemin shëndetësor për këtë situatë të pazakontë, me investimet në terapitë intensive jo vetëm të spitaleve COVID, por edhe në maternitete dhe spitalet rajonale.

Të gjithë bashkë të mbrojmë stafet mjekësore që çdo ditë kujdesen që nënat dhe të porsalindurit të jenë të shëndetshëm dhe të sigurt.

Vendose Maskën”- shkruan Manastirliu.

?#COVID19 ? Vijojmë të përgatisim sistemin shëndetësor për këtë situatë të pazakontë, me investimet në terapitë…

Gepostet von Ogerta Manastirliu am Samstag, 25. Juli 2020