“Një person i paidentifikuar, pasi u afrua tek tenda e dyqanit, me anë të një sendi në dukje çakmak, e do gji tendën. Hapi një vrimë të vogël përmes dj egies dhe më pas aty futi dorën, mori një hurmë dhe iku”. Ky kallëzim i dorëzuar në fund të vitit 2019 pranë komisariatit numër 4, i ka futur në hall policinë e më pas prokurorinë të cilat ia përcjellin dosjen për t’u zbardhur njëra-tjetrës. Qytetari që kërkon zbardhje të ngjarjes quhet A. H. dhe kërkon hajdutin që i vodhi një hurmë në dyqanin që ai ka marrë me qira dhe që gjendet sipas burimeve në Rrugën e Dibrës. Policia ka mbajtur shënim të gjithë rrëfimin e shitësit që tregon se ka dy vjet që e ka hapur dyqanin dhe se në fund të 2019-s kur, si përditë, shkoi për të shitur fruta perime, pa që tenda ishte në formën e një vrime e dje gur.

“Hapa kamerën e sigurisë dhe aty vërejta një person të paidentifikuar që dj eg tendën sa për të futur dorën dhe nga stiva e fruta-perimeve rrëmbeu një hurmë dhe u largua”, tregon shitësi. Ndonëse qytetari i vendosi në dispozicion filmimet e kamerës së sigurisë dhe megjithëse një kokërr hurmë nuk është ndonjë dëm i konsiderueshëm, oficerët kanë kryer një sërë veprimesh dhe ping pongu që po ndodh mes policisë dhe prokurorisë merr më pas formën e një historie për të qeshur. Madje për t’u gajasur! Oficeri shkruan në dosje që : “Nxora procesverbalin për këqyrjen e kamerave të sigurisë në Rrugën e Dibrës, por të dhënat që u administruan janë pa interes për hetimin”. Ky rezultat i delegohet më pas prokurorit të çështjes Valentin Preci, të cilit i tregohet se u mor procesverbali për këqyrjen e kamerave. Oficeri justifikon veprimet që kreu më pas për një kokërr hurmë ku ka përfshirë edhe një oficer tjetër. “Nga kontaktet e vazhdueshme të mbajtura me oficerin e policisë gjyqësore, me gjithë veprimet e kryera nga ky i fundit në terren dhe në rrugë operative nuk është arritur që të mblidhen të dhëna të vlefshme për identifikimin e autorit të kësaj ngjarjeje”. Sapo prokurorit i ka mbërritur ky rezultat, ai nga ana e tij urdhëron pezullimin e hetimeve që nuk është pushim hetimesh dhe ka kthyer dosjen për veprime të mëtejshme pranë policisë së Tiranës.

A po vidhet për t’u ushqyer në Tiranë? Kur Amine Amine përfundoi në burg, gjykata ngriti zërin dhe kërkoi llogari se si mund të përfundonte një qytetar që pretendon se vodhi nga uria në qeli. Por prokurori shtoi nga ana e tij se emigranti kishte vjedhur edhe “produkte luksi”, pasi sipas tij i pandehuri shfaqet në kamerat e sigurisë duke hapur një frigorifer e duke marrë prej andej kanoçe birre. Por ky debat që po diskutohet rëndom në gjykatë, pas shumë rasteve kryesisht në zonën e Kamzës për qytetarë që marrin ushqime nga dyqanet apo siç është edhe rasti i një 73-vjeçari që u referua duke futur një pako djathë në rroba, merr përgjigje me njoftimin më të fundit të policisë. Një 26-vjeçar u ndalua me iniciativë, pasi shfaqet duke vjedhur në rrugën “Artan Lenja” disa produkte ushqimore. Në njoftimin zyrtar shtohet: “Nga veprimet e kryera ka rezultuar se ky shtetas është autor edhe i dy vjedhjeve të tjera. Konkretisht më datën 19 korrik në rrugën “Sulejman Delvina” në ambientet e një marketi ka vjedhur produkte të ndryshme ushqimore në vlerën 20 mijë lekë dhe në datë 20 korrik ka vjedhur në një market produkte të ndryshme ushqimore me vlerë 12 mijë lekë”.

Por policia shpjegon se kodi është i qartë, në rastet kur vetë denoncuesit i kapin hajdutët në fla grancë dhe madje kryejnë edhe denoncime, dalja para përgjegjësisë është e pashmangshme.

Me ar më në supermarket?  Një referim i policisë tregon pikërisht këtë gjë. Ngjarja ndodhi pak përpara se të mbyllej kasa në një supermarket në rrugën “Kongresi i Lushnjës”. Shitësja shpjegon për policinë “ishte ora 21.07, isha në punë. Në supermarket u fut një person, i cili nxori një armë nga brezi dhe e mbushi. Vajti te kasa, e provoi për ta hapur por kasa ishte e mbyllur. Bërtiti “shpejt lekët!”. Pastaj u largua pa kryer asnjë veprim tjetër”.(gazetaSI)