Në Britani, mbi gjysma e foshnjave në vitin 2017 ishin lindur nga gra në të 30-tat, ndërsa 20 vite më parë kjo ndodhte në 43% të rasteve.“Telegraph” shkruan se mes faktorëve të vjetër që kanë shtyrë gratë të bëhen nëna më vonë, tashmë shtohet edhe pandemia.

Një studim nga Universiteti i Firences në Itali zbuloi se një e treta e çifteve, 37% e tyre, që kishin planifikuar të kishin një fëmijë së afërmi, tashmë i kanë lënë pas këto plane për shkak të pandemisë. Një tjetër studim nga Instituti Guttmacher në Amerikë zbuloi se 34% e grave ishin në të njëjtat pozita.Më shumë se një e katërta e grave, 27% e tyre, janë shprehur se po e shmangin shtatzëninë sepse janë të shqetësuara se mund të infektohen me Covid-19 gjatë shtatzënisë, sipas studimit amerikan.Po ashtu, ekziston frika për të shkuar në spital gjatë pandemisë.