Gjiganti francez është i gatshëm të heq dorë nga ylli brazilian vetëm për këtë kusht Paris Saint-Germaini i ka vënë kushte Barcelonës, nëse kjo e fundit dëshiron ta rikthejë Neymarin në “Camp Nou”. Gjiganti francez i kërkon 80 milionë euro plus kartonin e Ousmane Dembeles për atë të yllit brazilian.
Lajmin e ka bërë të ditur emisioni televiziv sportiv spanjoll “El Chiringuito”. Neymar është bërë objektiv i gjigantit katalunas qe një kohë. Barça e kishte shitur atë në vitin 2017 në Paris për 222 milionë euro. Kampioni aktual spanjoll mund të heq dorë nga Dembele, i cili ka pasur lëndime të shumta në Kataluni. Por, i nevojitet t’i paguajë edhe 80 milionë euro, nëse dëshiron ta bëjë të vetin ish-futbollistin e Santosit.