Pas fitores 9-0 të marrë në miqësoren e luajtur kundër Le Havre të dielën e kaluar, PSG do të kthehet në fushë të premten në orën 19 për të luajtur një miqësore kundër belgëve të Waasland-Beveren.
Një ndeshje që do të ketë një risi absolute: takimi do të ndahet në katër pjesë nga 30 minuta secila, për t’i dhënë Thomas Tuchel mundësinë të vlerësojë më mirë gjendjen e lojtarëve të tij.
“Të premten do të luajnë të gjithë një orë”, ka thënë trajneri. “Objektivi ynë është të jemi të përgatitur për sfidën ndaj Saint-Etienne”. Finalja e Kupës së Francës do të luhet më 24 korrik.