Rritja e kapaciteteve të Forcave të Armatosura po realizohet krah për krah me aleatin strategjik të vendit tonë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka bëri të ditur se falë mbështetjes së SHBA, në Tiranë janë ndërtuar mjediset e reja të ndalimit disiplinor.

“Krah për krah me aleatin tonë strategjik, Shtetet e Bashkuara të Amerikës për rritjen e kapaciteteve të Forcave të Armatosura. Në Policinë Ushtarake falë mbështetjes së ambasadës së SHBA-së në Tiranë janë ndërtuar mjediset e reja të ndalimit disiplinor. Bashkëpunimi do të vijojë me trajnimin e specialistëve të hetimit në Forcat e Armatosura.”,- shprehet Xhaçka.