Shtabi i krizës së koronavirusit në Serbi shpalli të enjten disa masa të reja për frenimin e përhapjes së virusit, por tha se nuk do të zbatojë orën policore. Vendimi vjen pas dy netësh trazira në Beograd, të cilat u nxitën nga zemërimi i publikut për reagimin e qeverisë ndaj pandemisë. Kryeministrja Ana Bërnabiq tha se tub imi i më shumë se dhjetë njerëzve në publik, do të ndalohet në Beograd, si në ambiente të mbyllura, ashtu edhe të jashtme.

Masat e tjera përfshijnë ruajtjen e distancës fizike dhe ndalimin e punës në objekte të mbyllura nga ora 21:00 deri në orën 06:00. Ambientet e hapura, si parqet, do të mbyllen nga ora 23:00 deri në orën 06:00. Bërnabiq tha se këto masa vlejnë vetëm për Beogradin, ku situata me koronavirus është më k ritike. “Ne nuk kemi më kapacitete spitalore për të pranuar pacientë në Beograd. Do të paguajmë çmimin për atë që ndodhi mbrëmë dhe një ditë më parë [në protesta]. Do të shohim se sa njerëz janë infektuar. Do ta shohim në 5, 6 apo 10 ditët e ardhshme”, tha Bërnabiq.

Në dy netët e kaluara, në Beograd ka pasur për le shje midis policisë dhe protestuesve, pas paralajmërimeve të presidentit Aleksandar Vuçiq se do të vendosë orë policore në fundjavë, për të frenuar përhapjen e koronavirusit.