Kryeministri Edi Rama nga foltorja e Kuvendit, ka folur rreth listave të hapura ku ka thënë se nuk është kundër por nuk beson se do të kenë efekt çudibërës në zgjedhje.

Sipas Ramës është e vërtetë që në opinionin publik ekziston një besim se listat e hapura do të jenë zgjidhje për demokratizimin e përfaqësimit. Megjithatë Rama ka thënë se nëse opozita në Kuvend thotë se kërkon lista të hapura dhe heqje koalicionesh dhe në komisione PD dhe Basha të mos kenë njerëz atëherë po kërkojnë që PD të frikësohet sërish dhe të mos hyjë në zgjedhje.

“Unë nuk besoj në efektin çudibërës të listave të hapura. Mendoj se e ndërlikojnë procesin e administrimit të votës. Sepse jeni të vetëdijshëm, Murrizi ka dëshminë e tij, që në procesin e administrimi të votës. Nga të gjithë ata vagonë të trenave të koalicioneve më e pakta është të thuash nuk është e lehtë. Po ti kthehemi pak kohës të shihemi sa zgjat numërimi nuk e di se si dhe kurë mund të mbarojmë në një numërim të pakontestueshëm. Jam dakord me ju në një pikë. Ju referuat një burimi anketimi. Është e vërtetë opinioni publik ka një bindje që listat e hapura janë në zgjidhje për demokratizimin e përfaqësimit. Është shumë e vërtetë. Shihen si kasaforta të mistereve listat e mbyllura. Besohet gabimisht se po u hapën listat partitë nuk do kenë kryetar. E vërteta është se opinioni i do. Na takon ta bëjmë një diskutim, por sigurisht që procesi është me një risk të lartë. As lista të hapura as numërimin partiak. Ju duhet të bini dakord se i bie tu themi atyre jashtë se ca bëmë me ju nuk vlen më.” tha kryeministri Rama.

“Ne nuk kemi bërë martesë me Lulin, por një krushqi e kemi në fakt. Por e kemi të dyfishtë edhe me ata edhe me ju. Por që ka të bëjë me përmbushjen e një kushti që nuk ka sens konsensusi por një produkt me standarde që të krijojë klimë besimi. Nëse thoni se duam lista të hapura dhe heqje koalicionesh dhe në Komisione PD dhe Basha të mos kenë njerëz. Po më thoni ta tmerrojmë Lulin nga e para dhe të mos kemi mundësi që ta kthejmë lepurin në formë Luani në një mace që është aty. Ky është problemi. Ti Korab mos qesh se vjen nga zona e Luanëve të PD. Dhe e dini se sa keni folur për frikën nga zgjedhjet. Ti je bërë trim por nuk është simetrik me ata. Sot të thuash që administrimi më i sigurt është me parti politike është skandal. Ne do ishim gati që ti themi të gjithë mësuesit që janë në punë para 2013 dhe nënpunësit që janë para 2013, që të mos thonë.” tha Rama.