Kryeministri Edi Rama nëpërmjet një shënimi të shkurtër në facebook thotë se listat do të hapen për shkak se kjo është ajo që duan qytetarët shqiptarë. Ky postim i Ramës vjen pas takimit që ai pati ditën e sotme me ambasadoren e Amerikës Yuri Kim, me të cilën raportohet se foli për këtë çështje.

“Hapja e listave përfshin qytetarët edhe në zgjedhjen e deputetëve, jo vetëm të partive dhe ne do të hapim listat sepse partia socialiste do atë që duan qytetarët,”-shkruan Rama. Kryeministri ditën e sotme do të takohet në kryesi me kryetarin e grupit opozitar në parlament Myslim Murrizin.