Kryeministri Edi Rama tha sot në Kuvend se mazhoranca e ka pranuar PD dhe LSI në tryezën e reformës zgjedhore pasi e njeh si realitet politik pavarësisht djegies së mandatave.

Nga ana tjetër, ai shtoi se marrëveshja e 5 qershorit do të votohet me shumicë nga parlamenti. Por sipas Ramës, për listat e hapura vendos Kuvendi dhe këtu nuk ka asnjë diskutim.

“Kur vjen puna tek hapja e listave, këtë e vendosim ne. Për më tepër edhe në respekt të opozitës këtu që na ka rrokonisur kokën për hapjen e listave qysh në fillim. Kjo është në nderin tonë sepse është një kërkesë e shumicës së shqiptarëve” – tha Rama.

/javanews