Pas zbardhjes së qëndrimit të Koalicionit të Opozitës së Bashkuar në Këshillin Politik ka reaguar kryeministri i vendit, Edi Rama.
Në një postim në Twitter, Rama shkroi:
“Pozitiv gjysmë hapi i LBPD-së për hapjen e listave, që është thelbi i risive kushtetuese! Si e sa do hapen nga jo më pak se 75% në 100% kjo i takon diskutimeve pas 30 korrikut! Deri në 30 korrik ka rëndësi hapja e sotme e LBPD për listat, çka vetëm votimi 30 korriku e garanton? Sa për koalicionet parazgjedhore ato nuk do të ndalohen, thjesht do të standartizohen si kudo në Evropë, po edhe kjo do të shkruhet e votohet pas 30 korrikut,kështu që për sot i vetmi ndryshim është hapja e LBPD ndaj risisë kushtetuese që do të sjellim në 30 korrik! Mjaft pozitive!”