Kryeministri Edi Rama ka takuar ditën e sotme takime me deputetët sipas qarqeve, ku ka ndarë detyrat për fushatën zgjedhore dhe ka dhënë paralajmërime të qarta se nuk ka zgjedhje të parakohshme në Bashki dhe se nuk është për lista të hapura, ndryshe nga sa kërkon opozita e re.
“Nuk ka zgjedhje të parakohshme për bashkitë, kryebashkiakët do të vijojnë mandatin e tyre. Unë nuk jam për lista të hapura, por çfarë nuk ndodh deri në fund, kështu që kjo fushatë është betejë e juaja. Në varësi të dinamikës politike, mund të mos kemi koalicione parazgjedhore”, mësohet t’u ketë thënë Rama. Ky takim është zhvilluar sot në Sallën e Hartave në kryeministri që prej orës 13:00 deri në orën 19:00, me qëllim riorganizimin e partisë dhe mobilizimin e strukturave për zgjedhjet e pranverës.
Ndërkohë mësohet se Rama do të thërrasë nesër edhe kryebashkiakët në disa takime të ndryshme të grupuara sipas qarqeve.