SHBA feston ditën e sotme 244 vjetorin e pavarësisë. Më 4 korrik të 1776 delegatët nga 13 kolonitë e Shteteve të Bashkuara miratuan Deklaratën e Pavarësisë të hartuar nga Thomas Jefferson, duke njoftuar shkëputjen nga Britania. Urimi i parë erdhi nga kryeministri Edi Rama, ku me një mesazh të shkurtër “Gëzuar ditëlindjen Amerikë! Zoti i bekoftë Shtetet e Bashkuara” e ka shoqëruar me një video ku citohen disa nga shprehet më të famshme nga presidentët ndër vite të SHBA si dhe vizitat që presidenti George W.Bush, Hilary Clinton dhe personalitete të tjera kanë vizituar Shqipërinë ndër vite duke treguar bashkëpunimin dhe marrëdhëniet e ngushta mes dy vendeve tona.

Por ndjekësit e kreut të qeverisë nuk e kanë lënë pa uruar edhe kryeministrin Rama, i cili sot feston 56 vjetorin. – I dashur kryeministri im..të dy sot kemi ditën e lindjes në një ditë..muaj..dhe vit.. Ta gëzojme së bashku këtë ditë duke patur shëndet dhe qetësi shpirtërore. Gëzuar ditëlindjen… Edhe 100 vite jetë i shëndetshëm dhe i lumtur

– Përveç Amerikës, gëzuar dhe iu z.kryeministër 56-vjetorin e lindjes. Jetë të gjatë e të lumtur. Mes njerëzve tuaj të dashur dhe për ta, e për të mirën e krejt shqiptarëve gjithashtu! – Dy gëzime në një ditë. Njëra për Amerikën ta gëzoj festën, tjetra ta gëzosh ditëlindjen dhe 100 u bëfsh jetë të gjatë dhe të lumtur me gjithë familjarët e tu të dashur dhe ç’të do zemra. Ta kalosh bukur sot.