Qeveria franceze po mendon të rikthejë sërish masat kufizuese për shkak të shfaqejes së një rre ziku në rritje të rasteve të reja me koronavirus. Kryeministri i Francës Jean Castex tha se nuk përjashtohet një mbyllje e kufjve me Spanjën pasi në katalonjë ka një rikthim të Covid-19. “Ne po e shohim situatën nga afër, këtu veçanërisht, sepse është vërtet një çështje që duhet ta diskutojmë gjithashtu me autoritetet spanjolle”- konfirmoi Castex.

Në Spanjë, rreth katër milionë banorëve të rajonit të Barcelonës u është kërkuar të qëndrojnë në shtëpi, përveç rasteve të nevojës së parë, për shkak të rritjes së numrit të rasteve me COVID-19. Kufijtë mes Francës dhe Spanjës u rihapën më 21 qershor, pas tre muajve të një kufizimi strik nga ana spanjolle për të frenuar pandeminë.