S ulmuesi i PSG-së, Kylian Mbappe, u dëmtua në finalen e e Kupës së Francës kundër St. Etienne. Ekipi parisien fitoi me rezultatin 1-0 falë një goli të Neymarit, por shqetësimi më i madh lidhet me dëmtimin e kampionit të botës. Ekipi kampion i Francës doli me një reagim zyrtar ku njoftoi problemin që kishte sulm uesi me dëmtimin.
“Mbappe ka një dëmtim në kyçin e këmbës së djathtë. Ne duhet të presim 72 orë për vlerësuar gjendjen e tij pas analizave të detajuara”, – shkruajnë parisienët.Frika është e madhe, pasi të gjithë në Paris shpresojnë që Mbappe të jetë gati për ndeshjen kundër Atalantës. Neymar është në formë të mirë, Icardi po ashtu, Tuchel shpresonte te fitimi i Champions League, por dëmtimi i Mbappe i prish shumë punë.