Reali ka marrë një fitore të madhe në fushën e Ath Bilbao, e cila për nga mënyra se si u arrit ishte shumë e ngjashme me ndeshjen e kaluar ndaj Getafes.Madrilenët vuajtën në një fushë mjaft të vështirë si ajo e “Estadio San Mamés”, edhe pse pa praninë e tifozëve.
Por edhe këtë herë, ishte një 11-metërsh i akorduar nga arbitri pasi pa pamjet në VAR, pas një ndërhyrje të gabuar në zonë ndaj Marcelo-s.Sërish ishte kapiteni Ramos që ekzekutoi saktë, duke i dhënë Realit 3 pikë të arta në garën për titull këtë sezon. Ky ishte goli i 10 i Ramosit në La Liga.Me këtë fitore, Reali i Madridit shkon në kuotën e 77 pikëve, 7 më shumë se Barcelona e vendit të dytë, e cila ka një ndeshje më pak.