Real Madrid është në kërkim të një qendërsulmuesi të klasit botëror që të garantojë një numër të mirë golash dhe që të jetë në gjendje të udhëheqë skuadrën në momentet e vështira.

Askush nuk ka arritur ta zëvendësojë CR7 dy vite pas largimit të tij dhe nuk është aspak e lehtë të gjendet një tjetër në lartësinë e portugezit.

Ai që mund ta mbushë boshllëkun e krijuar nga largimi i Ronaldo-s është Harry Kane. Ylli i Tottenham është ëndrra e vërtetë e Florentino Perez.

Madrilenët nuk do ta kenë të lehtë ta sigurojnë, duke parë se anglezi kushton shumë dhe mund të ketë disa vështirësi për sa i takon likuiditetit në epokën Coronavirus. Megjithatë, Real Madrid ka një plan.

Në fillim duhen shitur lojtarët e tepërt në ekip, si Luka Jovic dhe Mariano, për të mbushur arkat e klubit. Lëvizja e dytë do të jetë ajo që të bindet Jose Mourinho që të ulë koston e kartonit të lojtarit, i cili vlerësohet 120 milionë euro aktualisht.

Los Blancos shpresojnë që kjo të jetë strategjia e duhur për të siguruar qendërsulmuesin britanik nga fillimi i sezonin të ardhshëm, gjithmonë nëse e lejon Mourinho.