Ka reaguar edhe ambasadorja Yuri Kim për arr estimet e kryera në lidhje me dosjen 339.

“Puna e SPAK për çështjen 339 fillon të zbulojë lidhjet midis kr imit të organizuar dhe korrupsionit. Reforma në drejtësi vazhdon të ecë përpara dhe nuk mund të ndalet”, shkruan ajo në twiiter.

Policia e Durrësit, e mbështetur edhe nga Drejtoria Vendore e Policisë Tirane bëri disa shoqërime gjatë natës, pra ekze kutime të 22 urdhërarresteve të lëshuara nga SPAK. Bëhet fjalë për dosjen e famshme të përgjimeve 339, e cila ka të bëjë me vjed hjen e votave, laboratorin e kok ainës në Has dhe një sërë çështjesh të tjera, ku mësohet se aksionet u kryen gjatë natës në Tiranë dhe Durrës. Arre stimet u kryen për pjesën e shitblerjes së votave. Në mesin e urdhërarresteve ishin edhe disa komisionerë.

Për këtë dosje ka patur edhe më herët të arre stuar. Aktualisht për këtë çështje rreth 40 persona janë në proces gjyqësor. Hetimet për këtë dosje nisën që në vitin 2016, ndërsa në vjeshtën e vitit 2018 u finalizua operacioni “Vol-Vo 4”, ku u arre stuan 27 personat dhe u prenë 44 fletë arr este.