Nga Isa Myzyraj/
Drejtuesja e Dritare.net, Rudina Xhunga në një shkrim të publikuar sot, tregon eksperiencën e saj personale, të tre ditëve “të ferrit” mes dyshimeve që është me koronavirus, deri në përgjigjen e tamponit.Rudina e ka shkruar mjaft qartë, se një gabim i saj personal, që nuk vendosi maskën, jo vetëm që për pak e infektoi atë, por edhe familjen e saj.Në një koment në grupin në Facebook të Dritare.net avokatja, që është bërë e njohur në sajë të angazhimit të saj në protesta dhe kauza të ndryshme publike Mirela Jorgo, që fatkeqësisht ftohet në studio televizive dhe i jepet zë, është kthyer në një konspiracioniste të nivelit të Alfred Çakos, mohon të ketë virus, dhe thotë që nuk ka nevojë për maskë.Mirela e nis debatin me pyetjen: “Edhe ćfarë del nga ky shkrim?”-e ka fjalën për shkrimin e Rudina Xhungës.
Unë i përgjigjem shkurt: “E para është një histori personale, dhe historitë personale janë me te lexuarat në mediat më të mëdha në botë.E dyta, me vjen shumë keq që një person i kalibrit tënd, nuk e kupton se çfarë del nga ky shkrim, por edhe pse e ke fare te qartë po ta them se nga ky shkrim del që: Vendose atë dreq maske, se nuk te kushton asgjë!”Mirela: E nuk dua ta vendos atë hale maskë se është një idiotësi e sajuar nga palaçot e OBSH . BOLL me propagandë të tillë. Njeriu lind dhe vdes me viruset dhe jeta nuk stopohet gjithë kohës. KaqUnë: Më vjen keq që e them por për mua për këtë koment dhe për qendriemt tuaja të PA BAZUARA në shkencë, mjekësi, e epidemiologji, je për burg!
Më pas Mirela vijon duke e quajtur OBSH një organizatë e cila financohet nga kompani imagjinare, e gjëra të tilla të çuditshme që veç ajo mund t’i thotë.Por, këto konspiracionistë unë personalisht i quaj problem të madh për shoqërinë shqiptare.E para sepse u jepet zë në media, u jepet hapësirë, të flasin broçkulla, e të ndikojnë tek qytetarët e thjeshtë.Prova që ato flasin broçkulla është në komentet më poshtë, kur unë i them Mirela Jorgos, që të më japë prova të besueshme për ato që thotë, të japë prova sepse e ka detyrë morale, dhe ndaj shoqërisë që edhe e ka mbështetur në kauzat e saj, e ka detyrë të japë prova të asaj që flet, por ajo e mbyll diskutimin me një “Tung” të pakuptimtë.E që Mirela e shumë si Mirela e mbyllin me një “Tung”, ne duhet tua themi në sy, se gënjejnë, dhe tu mbyllim dyert e televizioneve e portaleve, sepse ato nuk duhet të kenë vend tek asnjëri nga ne, sepse ato vrasin me idetë e tyre të shpikura në kokat e tyre, pa asnjë burim e referencë./ Dritare.net