Pas një muaj kërkimesh për shtëpinë perfekte në plazhin e Hamptons për tëmarrë me qira këtë verë, duket që Rihanna e ka gjetur atë që bën për të.
Sipas asaj që zbulon New York Post, ylli ka marrë me qira një vilë të madhe me pesë dhoma gjumi dhe gjashtë banjo nga mesi i korrikut deri në mes të gushtit, për një shifer 415 mijë dollarë.

Plazh dhe mol privat, pishinë, port, parket, dritare të mëdha dhe një pamje e mrekullueshme nga Oqeani, janë disa nga karakteristikat e shtëpisë në lungomaren e zonës së Southampton, në pjesën perëndimore të Long Island. Në këtë vend në 2014 është xhiruar reality ‘Kourtney and Khloe Take The Hamptons’.