Në Tiranë u zhvillua konferenca kombëtare “Empowering Start-ups through Intellectual Property”, një aktivitet i organizuar në bashkëpunim me European Patent Office (EPO), me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të institucioneve publike, startup-eve, akademisë dhe ekspertëve ndërkombëtarë të inovacionit.

Konferenca synoi të rrisë ndërgjegjësimin mbi rëndësinë strategjike të pronësisë intelektuale (IP) si një instrument kyç për rritjen, mbrojtjen dhe ndërkombëtarizimin e startup-eve shqiptare, si dhe për të nxitur lidhjet me ekosistemin europian të inovacionit.

Aktiviteti u hap nga përfaqësues të institucioneve kryesore të inovacionit dhe pronësisë industriale në vend, ndërsa eksperti i European Patent Office, Peter Albrecht, prezantoi praktika konkrete mbi përdorimin strategjik të patentave nga startup-et në faza të ndryshme zhvillimi.

Gjatë sesioneve tematike, pjesëmarrësit u njohën me mënyrat se si pronësia intelektu