Efektivët e Forcave Detare kanë rinisur procesin stërvitor.
Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka ka publikuar këtë të shtunë pamje nga stërvitja komplekse e zhvilluar nga Forcat Detare të mbështetur nga Forcat Ajrore në Pashaliman.
“Rinisin stërvitjet komplekse në Forcat Detare. Forcat speciale testuan kapacitetet në Pashaliman të mbështetur nga Forcat Detare dhe ajo Ajrore. Efektivët testuan kapacitete për situata që kërcënojnë sigurinë. Trupat Speciale improvizuan skenarë të ndryshëm në tokë dhe në det”,-shprehet ministrja Xhaçka.