Kufizime të tjera janë vendosur për banorët në disa pjesë të veriut të Anglisë, për shkak të rritjes së numrit të rasteve me COVID-19, një masë e njoftuar nga qeveria disa orë para hyrjes në fuqi. Banorët e Grand Manchester, të disa pjesëve të East Lancashire dhe West Yorkshire e kanë tashmë të ndaluar të takojnë persona të tjera brenda familjes së tyre apo në parqe. Atamund të shkojnë në pub-e dhe restorante, por nuk lejohen të përzihen me anëtarët e familjeve të tjera.
Takimet në parqe, megjithatë, janë ende të lejuara. “Ne po e marrim këtë vendim me zemër të rëndë, por ne po shohim rritje të niveleve të COVID-19 në Europë dhe ne jemi të vendosur të bëjmë gjithçka që është e nevojshme për ta garantuar sigurinë e popullit”, theksoi ministri i Shëndetësisë Matt Hancock. Britania e Madhe ka regjistruar bilancet më të rënda nga COVID-19 në Europë, me 46 000 të vde kur. Masa e re përfshin katër milionë persona. Ajo hyri në fuqi në mesnatë, pasi ishte njoftuar më herët, duke ngjallur gjithashtu kritikat e opozitës.