Para disa ditësh aktorja e njohur Rudina Dembacaj ka humbur babain e saj, Rexhep Dembacaj.
Aktorja teksa ka publikuar një foto me të i ka bërë një dedikim prekës, duke cituar këngëtarin e njohur Italian, Albano Carisi. “Babai im i dashur sikur ta dije sa i pranishëm je sapo një dyshim vjen në mendjen time.
Si më shoqëron në çdo hap timin drejt asaj dere të hapur në fund të universit. Jam fëmija yt dhe jam krenar për këtë, krenar që kam pasur një baba si ti”, shkruan Rudina.