Këtë fund sezoni përfundon kontrata e tij me Malagën dhe pason kthimi te Levante, ku nuk pritet të qëndrojë. Mediet greke e lidhin Armandoo Sadikun me skuadrën e Arisit të Selanikut. Elbasanasi ka bërë shumë mirë te Malaga këtë sezon, por Levante nuk ka vend për të dhe klubi grek duket se është në “pole” për të fituar shërbimet e Sadikut.

29-vjeçari dëshiron të luajë dhe Arisi ia jep të gjitha këto kushte, duke i premtuar një vend titullari. Në Greqi japin detajet e fundit rreth tratativave të këtij transferimi. I vetmi ngërç në këtë operacion mësohet se është formula e transferimit të yllit të kombëtares sonë. Levante dëshiron të mbajë një përqindje të kartonit, ndërsa nuk përjashtohet as një mundësi huazimi, me spanjollët, që nuk paguajnë asnjë cent më shumë se 100 mijë euro, nga 500 mijë eurot e pagës së tij vjetore. Kujtojme se Sadiku iu bashkua Levantes në janar të vitit 2018 për shifrën e 900 mijë eurove nga Legia Varshava.