Në Maj të këtij viti, spikeri i njohur, Erion Zeqiraj prezantoi për herë të parë të dashurën. Ajo quhet Blerta Ligaj dhe është volejbolliste. Para pak ditësh, dyshja treguan në emisionin “Rudina” historinë e tyre të dashurisë, duke filluar nga momenti i njohjes.
Mirëpo, ditën e sotme në rrjet kanë qarkulluar zëra se çifti janë ndarë. Gjithçka ka nisur nga një foto e publikuar nga Blerta, në studion e emisionit “Rudina”. “Më thanë bëj një foto ta hedhësh kur të ndahesh”, ka shkruar volejbollistja krahas fotos në fjalë.
Po ashtu ajo ka fshirë nga profili i saj të gjitha fotot me Erionin. Megjithatë e kontaktuar nga “Iconstyle”, Blerta ka treguar se nuk ka asgjë për t’u shqetësuar.