Mbërrijnë 180 turistët e parë me charter nga Polonia. Pas mbylljes së pandemisë 14 korriku shënoi rifillimin e këtij aktiviteti. Janë 650 turistë në total që këtë të martë zbresin në tokën shqiptare për të pushuar në plazhet dhe malet tona.
Turistët janë pritur nga ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, i cili theksoi se është i rëndësishëm respektimi i protokolleve kundër Covid-19 dhe se hotelet shqiptare do të kenë më shumë turistë.
Operatorët turistikë thanë se çdo javë në Shqipëri do të vijnë 6 avionë charter. Pavarësisht se ka një tërheqje për shkak të situatës së virusit në vendin tonë, operatorët turistike theksuan se në këto dy muaj shpresojnë për rritjen e turistëve që vijnë nga Europa.