Nga 6 shtet e Ballkanit Perëndimorë, Shqipëria është shteti më i vlerësuar për qeverisjen dixhitale.
Këtë vlerësim e ka bërë organizata për bashkëpunim ekonomik dhe zhvillim në raportin e këtij viti. Vendi ynë ka lënë pas edhe shtete të cilat kanë hapur negociatat për Bashkimin Europian. Pas Shqipërisë renditet Serbia e cila plotëson 6 nga shtatë treguesit e më pas Maqedonia e veriut me 5 tregues të plotësuar. Drejtuesja e agjensisë kombëtare të shoqërisë së informacionit tregon përfitimet që kanë të gjithë nga qeverisja dixhitale
Qeverisja dixhitale është një tregues shumë i rëndësishëm i mirëqënies së një vendi. Kjo sepse qytetarët i marrin në mënyrë automatike shërbimet online duke ulur korrupsionin dhe duke shpëtuar nga zyrtarët e korruptuar dhe duke kursyer shumë kohë. Vendet perëndimore dhe ato të mirëqeverisura nuk mund të mendohen pa qeverisjen dixhitale.
Numri i lartë i shërbimeve të ofruara në portalin e-albanai dhe transparanca kanë qenë dy nga treguesit që e pozicionuan Shqipërinë në vend të parë.
Transparenca është gjithashtu një pikë për të cilën vlerësohemi shumë mirë. Publikimi online i listës së shërbimeve elektronike dhe statistikave të vazhdueshme mbi to. Regjistrimi, përdoruesi janë treguesi i cili e vlerëson Shqipërinë si vendi i vetëm që e ka arritur këtë tregues.