Nga Mero Baze/
Në fillim ishim të trembur se pas marrëveshjes së paqes Kosovë- Serbi, përmes shkëmbimit të territoreve, ishte Presidenti Trump. Natyrisht kur do të bëjë diçka Presidenti i SHBA, e bën.Kur dëgjonim që Presidenti Hashim Thaçi kërkonte fshatrat e Luginës së Preshevës t’i bashkoheshin Kosovës, ishim të firkësuar jo aq se sa do fitonte apo humbte Kosova, por për më shumë se aq, për ruajten e parimit të ndarjes etnike që është bombë vrasëse në Ballkan, për ndikimin që do kishte tek vendet e tjera me pakica etnike dhe mbi të gjitha për fuqinë me të cilën po avanconte ky projekt.
Pastaj u tha se këtë punë e ka në dorë këshilltari Jhon Bolton. Përfaqësues të ambasadës së SHBA në Tiranë, në një takim të mbyllur me gazetarë, në fund të korrikut 2018, na shpjeguan se plani i Sekretarit Bolton bazohej mbi atë që quhej “shkatërrim krijues”, pra për një riformatim të ri të raporteve Kosovë Serbi, duke ndryshuar gjithçka.
Të gjithë ishin të paqartë se çdo bënte Bolton, por ishm të qartë se ai po bënte një gjë. Dhe bota shqiptare nuk e donte. Nuk e donte prej qëndrimit të tij kundër bombardimeve të NATO më 1999 në Kosovë dhe prekjes së një teme delikate siç ishte shkëmbimi i territoreve. Por diplomatja amerikane na “qetësoi” se Sekretari Bolton paskësh ardh në Shqipëri dhe kishte takuar Pandeli Majkon në Manëz, tek kambi i opozitës iraniane dhe ky ishte argument se ai e donte Shqipërinë.
Pastaj rrodhën shumë ujëra. Bolton u konfliktua me Trump dhe doli në skenë Ricard Grenell dhe libri i Boltonit. Grenell u portretizua si diplomat problematik, që kishte acaruar raportet e SHBA me Gjermaninë dhe Evropën në tërësi, por që po e shkundte temën e paqes Kosovë Serbi.Ky nuk foli më për shkëmbime territoresh, por për projekte ekonomike, dhe për këtë, hyri në betejë dhe me taksën 100 për 100 të Kosovës, ndaj mallrave serbe.
Tre ditë para se të realizohej takimi Kosovë Serbi, që konsideroj si një plan që do zgjidhte krizën përmes ekonomisë, publikimi i akt akuzës ndaj Hashim Thaçit e shkatërroi takimin.Riçard Grenell tha se nuk ka egzistuar kurrë ideja e shkëmbimit territoreve dhe se takimi do merrej me anën ekonomike të dy vendeve. Ai tha se ideja e shkëmbimit të territoreve, ka qenë ide e Boltonit.
Pasi “parajsa” ekonomike nuk u realizua, situata u bë tragjiokomike. Ish Këshilltari i Sigurisë Kombëtare Jhon Bolton, papritur u bë i dashur për ata që e urrenin në Shqipëri, pasi është distancuar nga përfolja e një plani për shkëmbim territoresh si ide e tij, siç e thotë ambasaodri Grenell. Bolton ja ka atribuar këtë ide, dy presidentëve të rajonit, atij të Serbisë dhe Kosovës.Pra në fillim dyshuam që ishte Trumpi, pastaj Boltoni, pastaj Grenelli,dhe pasi Boltoni dhe Grenllei u zunë me njëri tjetrin, “kopili” i mbeti në derë Thaçit dhe Vuçiçit.
Këtu fillon dhe komedia shqiptare. Të gjithë mbajtësit në këmbë të teorisë konspirative dhe patritoike njëkohësisht, se Shtëpia e Bardhë po ndan Kosovën përmes marrëveshjes, dhe akoma më keq parashikime të rënda të Albin Kurtit të tipit : “Në shtëpin e Bardhë , po mprehen thikat për të coptuar Kosovën” , tani përfunduan të besojnë atë, që e quanin sharlatanë, që thotë se këtë gjë e paska bërë Thaçi me Vuçiqin.Dmth Thaçi e Vuçiqi, sipas këtij versioni, paskan vendos me njëri tjetrin me shkëmby territore, dhe të njihin reciprokisht njëri tjetrin, por nuk kanë mundur të bindin SHBA, që nga Trumpi deri tke Boltoni e Grenelli. Çudi si nuk e kanë bërë pa pyetur, se BE e SHBA kanë thënë që nëse ata bien dakord për çdo gjë vet ne nuk jemi kundër.Tani ose mbani të qeshurën, ose mbani frymën. Po më serioze është të mbani mendjen në kokë, kur bëni sikur besoni që për Kosovën vendosin Thaçi dhe Vuçiqi.