Shtetasit e Bashkimit Europian mund të hyjnë në Shqipëri pa pengesë dhe pa detyrim mase karantine.
Ambasada e Shqipërisë në Francë njoftoi sot se të gjithë shtetasit francezë ose të një vendi anëtar të Bashkimit Europian, pa përjashtim, mund të hyjnë në Shqipëri pa pengesë dhe pa detyrim mase karantine, si edhe mund të largohen gjithashtu pa asnjë pengesë nga territori shqiptar dhe të hyjnë në Francë apo në një vend tjetër të Bashkimit Europian.
Gjithashtu Ambasada e Shqipërisë në Francë thekson se, “shtetasit shqiptarë gjithashtu mund të hyjnë lirshëm dhe pa pengesë në Shqipëri”.
Por, shton Ambasada, “për momentin, mund të hyjnë në Francë apo në një vend tjetër të Bashkimit Europian vetëm ata shtetas shqiptarë të cilët zotërojnë një leje qëndrimi të vlefshme franceze ose të një vendi tjetër të BE-së”.