Prej disa javësh, Dj Sardi është kthyer në kryefjalën e mediave pas konfirmimit të romancës së tij të re me një vajzë ende misterioze për publikun. Ai i habiti të gjithë me një foto romantike në bregdet, ku tregonte se po kalonte karantinën së bashku me partneren.
Madje, në një intervistë së fundmi u shpreh se propozimi romantik mund të kishte ndodhur, pa dashur ta japë lajmin zyrtar të cilin e dha në fakt unaza në gishtin e tij!
Megjithëse ka vendosur të na mbajë ende kuriozë për të parë portretin e vajzës që i ka vjed hur zemrën, ai nuk ngurron të ndajë në rrjete sociale foto romantike me të. Sot, çifti ka shijuar rrezet e diellit në shoqërinë e njëri-tjetrit në plazh dhe Sardi nuk vonoi të publikonte një foto me partneren, e cila shfaqej duke e puthur në faqe.
As kësaj here nuk e pamë portretin e saj, por shpresojmë që 32-vjeçari ta bëjë zemrën gur herës tjetër, e të na tregojë cila është vajza në fjalë!