Veçse kolegë në punë, moderatorja Arbana Osmani dhe regjisori Eduart Grishaj janë gjithashtu partnerë në jetë, ndaj e merrni me mend vetë sa të pandarë janë nga njëri-tjetri. Prej kohësh, dyshja i kalon thuajse të gjitha pushimet bashkë dhe në fakt s’jemi mësuar t’i shohim larg siç ka ndodhur së fundmi. Teksa Arbana shijon pushimet në bregdet me mikeshat, Eduarti ka përshkuar kilometra të tëra me biçikletë së bashku me miqtë e tij.
Mirëpo, duket se moderatorja ia ka ndjerë shpejt mungesën dashurisë së saj, duke ia shprehur në mënyrën më romantike. Buzë detit, teksa ka qëndruar të vështrojë hënën e plotë dhe e ka fotografuar, Arbana shkruan krahas postimit “Më mungon”, duke etiketuar Eduartin. As regjisori nuk ka vonuar me një super dedikim ditën e sotme, krahas fotos së mrekullive të natyrës në Theth.
“Vetëm ti i konkurron këto vende kaq të bukura!”-janë fjalët e tij të ëmbla për partneren. Arbana dhe Eduarti janë në pritje të një bebushi i cili pritet të vijë në jetë shumë shpejt. Burime pranë çiftit kanë treguar se moderatorja po pret një djalë, megjithatë ky lajm ende nuk është konfirmuar nga Arbana dhe partneri i saj.