Mbajtja e maskës për të mbrojtur veten dhe të tjerët nga virusit që gjunjëzoi globin është bërë e detyrueshme dhe një domosdoshmëri. Ajo është tashmë pjesë e përditshmërisë sonë, njësoj si çelësat e shtëpisë, kuleta, libri apo telefoni celular. Duke qenë se maska vendoset për të mbuluar hundën dhe gojën, pastrimi dhe disinfektimi i saj është nevojë jetësore dhe po aq është edhe materiali dhe filtrat. Sipas ekspertëve të AgroWeb.org, tre janë faktorët që duhen marrë në konsideratë përpara blerjes së një maske.
Vetëm Copa Pambuku Ekspertët sugjerojnë zgjedhjen e maskave prej pambuku të një dendësie të lartë. Mos bëni maska me bluza të vjetra sepse ato nuk lejojnë filtrim të mirë. Nga të gjitha materialet e mundshme vetëm pambuku është më i miri. Këtë e zbuloi një studim i publikuar në qershor të këtij viti në revistën mjekësore Journal of Hospital Infections. Në studim thuhet se përdorimi i shajeve dhe bluzave si maskë është lehtazi më efikase se të dalësh pa maskë. Gjatë një ekspozimi prej 20 sekondësh ndaj virusit, shajet dhe këto bluza ulin rrezikun e infeksionit me 24 përqind.
Shtresat Maska më e mirë duhet të ketë disa shtresa, të paktën tre, që të shmangë infeksionin apo përhapjen e virusit nëpërmjet spërklave. Nëse nuk ju gjenden filtra, mund të përdorni ato të kafesë ose letrat e kuzhinës. Në studimin e lartpërmendur sugjerohet edhe përdorimi i filtrave të njëjtë me fshesën me korent e cila ul rrezikun e infeksionit me 83 përqind gjatë një ekspozimi prej 30 sekondash ndaj virusit. Një aspekt tjetër i rëndësishëm është që të tregoheni të vëmendshëm ndaj mënyrës se si e vendosni maskën dhe mbi të gjitha nëse ajo qëndron lirshëm apo shtrënguar. Maska duhet të mbështjellë plotësisht hundën dhe gojën dhe të jetë e puthitur mirë që të lejojë jo vetëm frymëmarrjen por edhe të pengojë daljen e spërklave nga zona anësore që rëndom qëndron hapur./AgroWeb.org