Konsiderohet si organi më i madh i trupit, ndaj që nga këtu kujdesi për lëkurën fillon e bëhet kompleks. Dihet që gjatë viteve elasticiteti i saj humbet e për rrjedhojë përballeni me lëkurën e varur apo rrudhat. Fytyra mund të themi që është pjesa më delikate, ku pas moshës 25 vjeç procesi i rigjenerimit ndalon. Kjo ndihet menjëherë pasi kaloni të 30-at dhe shumë më shumë rreth të 40-tave. Dëshira për të pasur një trup, lëkurë apo fytyrë që përcjell shëndet është prezente tek të gjithë, ndaj AgroWeb.org ju sugjeron disa mënyrë se si mund ta bëni këtë. Përtej trajtimeve shumë të kushtueshme të rinisë, fytyrën dhe të gjithë trupin mund ta rigjeneroni duke ndjekur disa këshilla praktike. Nisni me secilën pak nga pak dhe kthejeni në një stil të vërtetë jetese.
Pasrtimi Pastrimi rrënjësor i lëkurës është çelësi i shëndetit dhe bukurisë së saj. Me këtë proces sa të nevojshëm aq edhe të lehtë do të largoni nga fytyra juaj përveç papastërtive edhe shumë vite. Sapo të zgjoheni, kujdesuni që të pastroni mirë fytyrën me ujë të bollshëm dhe detergjent të posaçëm për tipin e lëkurës tuaj. Këtë bëjeni çdo mëngjes dhe çdo darkë, në mënyrë që të nxirrni nga fytyra juaj të gjithë papastërtitë e ditës.
Hidratohuni Uji është elementi kyç për çdo funksion të trupit. Një burim energjie dhe shëndeti për trupin që shpeshherë neglizhohet. Ndikimi i tij fillon që nga lëkura e shëndetshme e deri tek shëndeti i mirë i organeve të brendshme. Prandaj për të çliruar lëkurën tuaj nga çdo toksinë e jashtme dhe nga çdo periudhë stresi konsumoni shumë ujë. Mjekët këshillojnë të pini rreth 8 gotë në ditë. Një aspekt tjetër i hidratimit, është edhe ai i hidratimit të lëkurës me kremra të ndryshëm. Zgjidhni të përshtatshmin për lëkurën tuaj dhe lyejeni atë pasi ta pastroni çdo mëngjes dhe darkë. Përdorni kremra të pasur me kolagjen dhe vitaminë C për më shumë rezultat.
Mbrohuni nga Dielli Pas moshës 40 – 50 vjeç pas periudhës së menopauzës lëkura bëhet gjithnjë e më shumë e ndjeshme ndaj diellit. Kështu shtohen njollat bashkë me rrudhat duke ju bërë të dukeni më të mëdhenj në moshë. Gjithnjë përdorni krem mbrojtës kur dilni jashtë në diell edhe gjatë periudhës së dimrit, pasi rrezet e dëmshme e prekin gjithnjë lëkurën e pambrojtur. Me këtë regjim të thjeshtë e shumë praktik lëkura juaj do t’I ndjejë ndryshimet gradualisht, e në mënyrë natyrale./AgroWeb.org