Organizimi i një dreke apo darke për personin e zemrës ose miq dhe të afërm, tingëllon një ide e mrekullueshme, gjithmonë, ndaj “Villeroy & Boch” ju tregon një detaj sesi ta bëni akoma më tërheqëse. Nëse ka një aksesor që nuk duhet t’i mungojë tryezës suaj ato janë mbulesat “Sander“. “Villeroy & Boch” na fton të shohim koleksionin e ri të mbulesave që do t’ju ndihmojë në perfeksionimin e mikpritjes suaj në darkën apo drekën e radhës.
Përse “Sander”?
Kushtojini rëndësinë e duhur detajeve dhe cilësisë! “Sander” është një brand gjerman që u themelua në vitin 1970 për të sjellë cilesinë më të lartë të mbulesave të tavolinës, placement, raner, këllëfë për jastiqe etj. Cdo vit brand-i bashkëpunon me stiliste të njohur ndërkombëtarë për të sjellë tendecat e fundit të modës së shtëpisë. Materiali lino, pambuk apo poliester i mbulesave i bën ato të lahen në pak gradë dhe të mos mbajnë asnjë njollë. Ju mund të beni me porosi përmasat që dëshironi dhe mos keni asnjë merak nëse i lani shpesh, janë tepër rezistente!
“Villeroy & Boch” na fton të shohim koleksionin e mbulesave që do t’ju ndihmojë në perfeksionimin e mikpritjes suaj në darkën apo drekën e radhës.
Për një kafe ose çaj me miqtë
Një kafe në dhomën e ndenjes apo në ballkonin e shtëpisë suaj, do të ishte perfekte nëse do ta servirnit me tryezën e dekoruar me ngjyrat pranverore të mbulesës “Sander”. Ajo i shton atmosferë bisedës me miqtë apo të dashurit tuaj.
Për një drekë me të afërm dhe miq
Mbulesat “Sander” ju vijnë në ndihmë me ngjyrat dhe modelet e hijshme për vaktin më të rëndësishëm, atë të drekës. Kjo mbulesë në ngjyrë qumështi e kombinuar me enët në ngjyrë neutrale krijon harmoni në tryezën tuaj dhe është perfekte për një drekë me miq dhe të afërm.
Për një darkë elegante dhe luksoze
Ngjyrat e errëta e bëjnë tryezën të duket plot klas. Ndryshoni dhe zbukuroni ambientin e shtëpisë tuaj me këtë mbulesë “Bergamo”, të cilën mund ta thyeni me aksesorët dhe enët me ngjyra të çelura për një kombinim perfekt.
Për një festë surprizë në kopshtin e shtëpisë
Planifiko një festë surprizë në kopshtin e shtëpisë, duke gatuar atë që ajo pëlqen më shumë, për ta servirur si nëpër filma. Për këtë do t’ju duhet: Mbulesa Sander që mund ta gjeni në dyqanin e Villeroy & Boch, në qendrën Metropol në Tiranë. Dizajni dhe ngjyra e ëmbël e bën atmosferën edhe më argëtuese.