Ditën e sotme u raportuan 3 viktima dhe 90 të infektuar vetëm gjatë 24 orëve të fundit. E gjithë kjo, ka krijuar një situatë paniku dhe alarmi në vend teksa ka reaguar edhe ambasadori i BE Luigi Soreca i cili bën thirrje për distancim fizik.

“Të gjithë duhet të jemi të vetëdijshëm se lufta kundër COVID 19 nuk ka mbaruar!

Mbajtja e distancës sociale në vendet publike eliminon në mënyrë të konsiderueshme përhapjen e Covid19!

Kontriboni në sigurinë kolektive”, bën thirrje Soreca në Twitter.