Skandali financiar me protagonist Shkëlzen Berishën është pasqyruar edhe nga faqet e memeve në rrjetet sociale.Përmes notave të “humorit të z.i”, djali i ish kryeministrit ironizohet për pronat që ka blerë pranë Gërdecit që të zhvillojë një biznes boronicash.

Në datën 24 dhjetor 2018 Shkëlzen Berisha si ortaku i vetëm merr vendimin të firmosë një kredi me Banka Intesa Sanpaolo për një vlerë prej 1.8 miliona euro për të financuar një kontratë shit-blerje të mbyllur në datën 19 dhjetor 2018, pra 6 ditë përpara.